Mjeku Ilir Alimehmeti, ditën sotme ka publikuar studimin izraleit në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, që është krijuar nga Pfizer dhe BionTech.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, mjeku thotë se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë. Ndërkohë ka shtuar se për të rritur mbrojtjen duhet të merret dhe doza e dytë.
Postimi i plotë :
Super lajm i mirë miqtë e mi!
Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!
Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael. Në total u studiuan:
503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);
351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).
Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:
0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe
0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.
Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.
Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.
Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:44.5% te moshat mbi 60 vjeç,
50.2% te individët më të rinj,
50.0% te femrat, dhe
52.1% te meshkujt.
Autorët dalin në përfundimin se:
Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)
Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.
Super lajm!
Vaksina funksionon në popullatë!
NUK DUHET HUMBUR KOHË!
g.kosovari