Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec ku inspektoi punimet për sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit.
Ky projekt thotë kryeministri “plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, ku së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.
Në postimin e tij në rrjetet sociale krahas videos ka përdorur dhe shprehjen “Punë Jo Gjumë”, duke ironizuar kështu opozitën.
Në fjalën e tij, Rama thumboi dhe ish-qeverisjen lokale të PD në Pogradec, kur tha:
“Me fillimin e punës për atë zonës së liqenit do jetë një transformim që do i vërë kapak të gjithë këtij procesi që mund të ishte qenë më i shpejtë nëse do kishim pasur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot, besoj”.
Deputeti Eduard Shalsi theksoi se “pas përfundimit të aksit Lin-Pogradecit, tuneli panoramik, u pastrua e pjesa e një prej plazheve më të njohura në Pogradec në krah të tunelit me vijimin e unazës me ndërhyrjet në investimet e rrjetit energjetik me rrugën fantastike të Pogradedit që lidhet me Tushemishtin me gjithë këtë bllok investimesh po afrohemi drejt asaj që është ëndrra jonë dhe mezi e presim pas Lungomares së Vlorës, kanë nisur edhe investimet nëpër blloqet brenda qytetit me infrastrukturën, rugën, ndricimin, gjelbërimin. Bashkë me Korcën po bëjnë një pol shumë tërheqës për turistët vendas e të huaj”.
g.kosovari