Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës “Kostot e Demokracisë II” tha se sot kemi kushtet për të zhvilluar zgjedhje me cilësi të lartë.
“Ne partitë politike shqiptare do t’ia dalim të zhvillojmë zgjedhje me standarde me të larta, qoftë me ato pararendëse”, tha mes të tjerash Balla.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, dhe ambasadori britanik Duncan Norman, që në fjalën e mbajtur kërkuan transparencë dhe luftimin e fenomeneve të shit-blerjes së votës dhe intimidimit të votuesve.
“Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kusht themelor në një demokraci të shëndoshë. Edhe pse jemi në kushte të vështira nga pandemia. Në këtë kontekst do të doja të nënvizoja rëndësinë e një angazhimi të plotë të partive në respekt të masave të vendosura nga Komiteti Teknik.
E theksova sepse vë re një prirje jo të gjithë aktorëve për të qenë kontributor në një situatë të tillë. PS ka shprehur dhe shpreh vullnetin e saj të qartë për të kontribuar në zgjedhje me standarde. Gjithëpërfshirja dhe përgjegjshmëria janë parime që PS i ka të rëndësishme. Kujtoj që për gjithpërfshirjen na u desh të inventonim një formulë për një vend të rezervuar për opozitën jashtëparlamentare.
Opinioni i Venecias ka nënvizuar se dorëzimi i mandateve nga opozita shkon kundër trashëgimisë europiane. Sikurse e kemi thënë reforma aktuale nuk është ajo që qytetarët do kishin pritur, por është hap i rëndësishëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Shprehim angazhimin për modernizimin e procesit. Dua të nënvizoj nevojën e transparencës së financimit, qoftë për partitë politike, por ajo që është me rëndësi është transparenca e fushatës zgjedhore.
Dua të theksoj rëndësinë e dy elementëve të reformës së ardhshme zgjedhore:
E para, nevoja për të depolitizuar Komisionet Zgjedhore
E dyta, transparenca e plotë financiare e fushatës
Në kushtet e reja kemi një bazë më të shëndetshme për të zhvilluar zgjedhje me cilësi të lartë. Ne partitë politike shqiptare do t’ia dalim të zhvillojmë zgjedhje me standarde me të larta, qoftë me ato pararendëse. Dua të rishpreh kërkesën dhe apelin, që ne të vazhdojmë me intensitet punën për të garantuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Jam i sigurt që në 25 prill ata që do të fitojnë më shumë janë shqiptarët dhe Shqipëria”, tha Balla.
g.kosovari