Policia e Kavajës ka vënë në pranga Kastriot Demën, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë partneren e tij italiane, Carlota Dossena me të cilën është në prag ndarjeje.
Ndërkohë që Policia njofton se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit.=
Konflikti mes çiftit në proces divorci, dyshohet se ka nisur për pronësinë e restorantit. Gruaja e cila u lëndua lehtë në dorë pretendon se është plagosur nga Dema, ndërsa ky i fundit edhe vetë është shtruar në spital, për shkak se pretendon se është dhunuar nga kuzhinieri i lokalit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Deshmia e 32-vjecarit: Më sulmoi kuzhinieri i saj, i hoqa thikën
“Në 2 të natës dëgjoj emrin tim. O Kastriot do të bëj këtë, do të bëj atë duke më sharë. Kuzhinieri, punëtori i ishbashkëshortes, hipën në ballkon dhe çan derën. Dal nga dera dhe sa dola ishte Carlota dhe ky tjetri, me çelës papagall dhe thikë. Thikën ia hoqa nga duart dhe u largova. U lirova dhe ika te babai, pastaj nuk mbaj më mend”, shprehet Kastriot Dema.
g,kosovari