Dalin detaje nga ngjarja e sotme në Tepelenë, ku një 47-vjeçar është gjetur i vrarë nga familjarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bënçë.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasi me iniciale T.D është vetëvrarë.
Bëhet e ditur se 47-vjeçari është gjetur i pajetë nga e motra brenda në makinën e tij. Ai punonte si taksixhi në zonë. Mësohet se 47-vjeçari ka qëlluar vetëm me një plumb në gojë, ndërsa në dorë kishte edhe armën me të cilën ka kryer krimin.
Dy ditë më parë, ai mësohet se ka tentuar që të varej, por është shpëtuar nga babai i tij.
Ai vuante nga diabeti dhe ishte i pamartuar.
Sot 47-vjeçari kishte edhe seancën gjyqësore, pasi ishte dënuar për transport emigrantësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r