Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar aktet normative të miratuara së fundmi në Parlament dhe që kanë lidhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer për marrjen e vaksinave kundër koronavirusit.
Gjithashtu Kreu i Shtetit miratoi dhe aktin që autorizon ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Rintertimit për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e tjerë të vaksinës antiCovid-19 që janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA).
Megjithatë, Meta i kërkon qeverisë që të angazhohet me të gjitha burimet e mundshme për sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinës për të gjithë popullsinë, brenda një kohe sa më të shkurtër.
Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.
/a.r