Britania e Madhe ka vaksinuar pothuajse 7 milionë persona me vaksinën anti-Covid. The Sun shkruan se 6,853,327 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 472,446 nga këta persona kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 279, 757 persona.
Deri më tani në Angli janë vaksinuar 12,9% e popullsisë mbi 18 vjeç dhe rreth 78,7% e të personave mbi 80 vjeç. Skocia ka vaksinuar 9.4 %, Uellsi ka vaksinuar 10,7% dhe Irlanda e Veriut ka vaksinuar rreth 11% të popullisisë.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock konfirmoi të hënën 78.7 përqind e britanikëve mbi moshën 80 vjeç u janë dhënë një vaksinë anti-Covid.
Kjo do të thotë se gati një në dhjetë njerëz në të gjithë vendin kanë pasur të paktën një dozë dhe qeveria është në gjysmën e rrugës për të vaksinuar 15 milionë njerëz deri në mes të shkurtit.
Vaksinimi e popullsisë në vendet e tjera nuk po ecën me kaq ritme të shpejta sa në Angli. Kjo për shkak se kompanitë farmaceutike kanë probleme me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksianave në vendet e Bashkimit Evropian.
Deri më tani ka 37,561 njerëz në spital që vuajnë nga koronavirus, 295 më shumë në 24 orët e fundit raportojnë mediat vendase.
g.kosovari