SPAK dhe Policia e Beratit kanë arrestuar mbrëmë kreun e Kadastrës së këtij qyteti, 38-vjeçarin Ervin Nelaj.
Sipas policisë, ai dyshohet gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.
“Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat”.
“Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit“, shkruan Policia në njoftimin e saj.
Nelaj kishte marrin postin e drejtorit para 7 muajsh, ndërsa prej 8 vjetësh punon në Kadastër si specialist dhe inspektor.
Urdhri për arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”.
/a.r