Orges Shehi do të jetë trajneri i Tiranës. Ai do të zëvendësojë Nevil Deden e larguar para ndeshjes me Laçin.
Shehi ka drejtuar më parë Skënderbeun dhe Kukësin. Për Tiranën është trajneri i tretë në këtë sezon që e nisi me Emanuel Egbo.
Bardheblutë pas 16 javësh kampionat ka grumbulluar 20 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Të martën zhvilloi stërvitjen e parë me Kukësin trajneri i ri Mirel Josa. Ai firmosi një marrëveshje për 1 vit e gjysmë.
/a.r