Është identifikuar 27 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Greqi.
Viktima është Mario Metaj, i cili është qëlluar me pesë plumba në kokë ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Patras në vendin e njohur si kryqëzimi i Kourtesis, pas një sherri të ndodhur mes dy grupeve rivale.
Mediat greke bëjnë me dije se pas konfliktit pasagjerët dhe shoferët që ndodheshin në dy makinat e ndaluara në kryqëzim kanë zbritur dhe në përleshje e sipër është qëlluar me armë zjarri i riu shqiptar.
Në media ndër të tjera thuhet se viktima ka punuar në industrinë e hotelierisë, dhe pëlqente shumë sportin, gjithashtu vëllai i tij punon në një dyqan të njohur të Heroes Politeknik.
Ndërkohë hetimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet se Metaj ishte pjese e një bande dhe mund të jetë vrarë nga anëtarët e një bande tjetër të cilët dyshohet se mund të jenë shqiptarë.
I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua. Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.