Rezultatet e një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Arizonës Veriore (NAU) dhe Instituti i Kërkimit të Gjenomikës së Përkthimit (TGen), sugjerojnë që sistemet imune të njerëzve të infektuar me Covid-19 mund të mbështeten edhe tek antitrupat e krijuar gjatë infeksioneve nga koronavirusët e mëparshëm, që mund t’i ndihmojnë për t`a luftuar sëmundjen.
Covid-19 nuk është kontakti i parë i njerëzimit me një koronavirus, i quajtur kështu për shkak të kurorës, ose thumbave të ngjashme me kurorën, që përmbajnë proteina në sipërfaqen e tyre. Para SARS-CoV-2 – virusi që shkakton Covid-19 – njerëzit janë përballur metë paktën 6 lloje të tjera koronavirusesh.
Studimi u përpoq të kuptonte se si koronavirusët (CoV), e aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut, dhe kryejnë një qëmtim më të thellë të funksionimit të brendshëm të përgjigjes së antitrupave.
“Rezultatet tona sugjerojnë që virusi Covi-19, mund të aktivizojë një përgjigje të antitrupave që ekzistonte tek njerëzit edhe para pandemisë aktuale. Kjo do të thotë që ne tashmë mund të kemi një farë imuniteti para-ekzistues ndaj këtij virusi”- thotë John Altin, profesor në degën e sëmundjeve infektive në TGen dhe bashkautori i studimit.
Ky informacion, mund t’i ndihmojë studiuesit të hartojnë një skemë të re të trajtimit të sëmundjes, të vlerësojnë fuqitë shëruese të plazmës konvalshente, të zhvillojnë trajtime të reja terapeutike, dhe më e rëndësishmja, të ndihmojë në zhvillimin e vaksinave të ardhshme apo terapive të antitrupave monoklonalë, të afta për të na mbrojtur nga mutacionet që mund të ndodhin me virusin e Covid-19.
Studiuesit përdorën një mjet të quajtur PepSeq, për të hartuar imtësisht përgjigjet e antitrupave ndaj të gjithë koronavirusëve që infektojnë njerëzit. PepSeq është një teknologji e re që po zhvillohet në TGen dhe që lejon ndërtimin e grupeve shumë të ndryshme të peptideve (zinxhirë të shkurtër aminoacidesh) të lidhura me etiketat e ADN-së.
“Të dhënat e gjeneruara duke përdorur PepSeq, lejuan studimin e gjerë të reagimit të antitrupave tek individët e infektuar kohët e fundit me SARS-CoV-2, krahasuar me ato të individëve të ekspozuar vetëm ndaj koronavirusëve të mëparshëm, që tani janë të përhapura masivisht në popullatat njerëzore”- thotë Xhejzën Ladner, asistent profesor në Institutin e Patogjenëve dhe Mikrobiomës në NAU, njëherazi autori kryesor i studimit.
Përveç SARS-CoV-2, studiuesit ekzaminuan edhe përgjigjet e antitrupave nga dy koronavirusë të tjerë potencialisht vdekjeprurës:MERS-CoV, që shkaktoi epideminë e vitit 2012 në Arabinë Saudite, të Sindromës akute të Frymëmarrjes në Lindjes së Mesme; dhe SARS-CoV-1, koronavirusi i parë pandemik që shkaktoi epideminë e vitit 2003 në Azi, të Sindromës së Rëndë të Frymëmarrjes Akute, SARS.
Që të tre janë shembuj të koronavirusëve që infektojnë kafshët, por evoluan për t’i sëmurur edhe njerëzit, duke ubërë patogjenë të rinj njerëzorë.Përveç tipizimit të antitrupave që njohin tek SARS-CoV-2, ata ekzaminuan gjithashtu përgjigjet e antitrupave të 4 koronavirusëve të vjetër:alphacoronavirus 229E; virus alkaloronav NL63; virusi betacoronav OC43; dhe virusi betakoronav HKU1.
Këto koronavirusë të ashtuquajtur “të zakonshëm”, janë endemikë në të gjitha popullatat njerëzore, por zakonisht nuk janë vdekjeprurës, dhe shkaktojnë infeksione të lehta të frymëmarrjes së sipërme, të ngjashme me ato të ftohurës së zakonshme.
Duke krahasuar modelet e reaktivitetit kundër këtyre koronavirusëve të ndryshëm, studiuesit treguan se SARS-CoV-2 mund të aktivizonte antitrupat e sistemit imunitar të gjeneruara fillimisht si përgjigje të infeksioneve të kaluara të koronavirusit. Ky reaktivitet i kryqëzuar ndodhi në dy vende në proteinën e jashtme tëSARS-CoV-2, e cila bashkohet me proteinat ACE2 në qelizat njerëzore për të lehtësuar hyrjen dhe infektimin e tyre.
“Gjetjet tona nxjerrin në pah vendet ku përgjigja ndaj SARS-CoV-2d duket se formohet nga ekspozimet e mëparshme të koronavirusit, dhe të cilat kanë potencial për të rritur antitrupa që janë shumë neutralizues. Ne kemi treguar më tej se këta antitrupa ndër-reaktivë, lidhen me peptidet endemike të koronavirusit, gjë që sugjeron se përgjigja ndaj SARS-CoV-2 në këto rajone mund të kufizohet nga një ekspozimi i mëparshëm ndaj koronavirusit”- thotë dr.Altin, duke shtuar se kërkohen gjithsesi më shumë studime për të kuptuar më mirë pasojat e këtyre gjetjeve. /bota.al
g.kosovari