Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi për “Quo Vadis” se kur do të nisin punimet për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.
Ai deklaroi se pritshmëritë janë që punimet fizike të nisin në tetor, ndërsa deri në fund të marsit do të merren me procedurat e prokurimit.
“Një ngjarje tjetër e shkëlqyer, nga fundi i marsit fillojmë procedurat e prokurimit. Parashikojmë që rreth tetorit të nism punimet fizikisht, në 2023 mbarojnë punimet.
Kjo rrit prezencën e NATO në Shqipëri, peshën e Shqipërisë në rajon, modernizon forcën tonë ushtarake. Është një projekt prej rreth 50 milionë euro, ne kemi vetëm 10% të shpenzimeve, pjesa tjetër nga NATO.”
Peleshi: Nuk fitohen vota me akuza politike në dëm të përmbytjeve. Masat per perballimin
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ju përgjigj opozitës për sulmet e kësaj të fundit për përmbytjet. Ai tha se opozita thjesht po bën politikë.
“Politikë e ditës, po afrohen zgjedhjet, kjo është një lojë e vjetëruar nuk mund të fitosh dot vota duke bërë një hilist.”, deklaroi Peleshi!
“Jemi në gatishmëri dhe prezent në zonat nën ujë për shkak të reshjeve të dendura”, deklaroi sot në një intervistë televizive, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa theksoi se prurjet e ditëve të fundit ishin dy herë më të mëdha se në 2010, por shkaktuan dy herë më pak dëme, falë investimeve të bëra në kanalet kulluese dhe vaditëse.
Duke folur situatën e krijuar nga reshjet, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se përmbytjet tashmë janë një fenomen që na shoqërojnë prej shumë vitesh dhe padyshim ka shpjegimin e vet. Shpjegimi kryesor më shumë se fenomen natyror, sipas tij, është sjellja jonë në 30 vite me natyrën.
“Qindra-mijëra hektarë pyje janë shpyllëzuar. Kemi mbi 400 mijë ndërtime pa leje të ndërtuara në këto 30 vite dhe shumë prej tyre kanë qenë të padisiplinuara, të pakontrolluara, të paplanifikuara, janë ndërtuar pa kriter dhe shpesh herë kanë dëmtuar rrjetin e kanaleve ujitëse, kulluese, të argjinaturave të shtretërve të lumenjve. Të gjitha këto janë shkaqet e pasojës me të cilën ne luftojmë çdo vit”, tha ai.
Peleshi tha se këtë vit patëm një fenomen, patëm prurje dy herë më të larta se në vitin 2010 dhe nuk sollën dëme.
“Të gjitha këto na vërtetojnë se ka qenë rruga e drejtë në investime për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese duke shtuar forcat dhe ndarë përgjegjësinë edhe me pushtetin vendor. Ne u kemi dhënë kompetencën edhe mjete 61 bashkive për kanalet sekondare.
Kemi ndarë 61 ekskavatorë të rinj, ndërkohë që flota e trashëguar ishte e viteve ’60. Bashkitë nuk e kishin në përgjegjësinë e tyre kanalet vaditëse dhe kulluese, por kishin vetëm bordin e kullimit, por nuk e kanë kompetencën e kryetarit të bashkisë. Kemi një situatë krejt ndryshe me të kaluar për kanalet kulluese dhe vaditëse. Po ashtu edhe kolektorët janë në të gjithë në punë. Edhe në këtë përmbytjen e fundit dhe për këto arsye nuk kemi pasoja dhe dëme të mëdha”, u shpreh Peleshi.
Peleshi tha se sot ka qenë e nevojshme ndërhyrja në zonën e Sukthit dhe të Shijakut ku janë dërguar 20 forca, gomone për evakuimin e 8 familjeve, 5 prej së cilëve janë akomoduar te konvaleshenca e Ministrisë së Brendshme, 3 familje tek të afërmit. “Jemi në gatishmëri dhe prezent në këto zona që janë nën ujë, janë disa qindra hektarë nën ujë”, u shpreh Peleshi.
Niko Peleshi: Nuk jemi me perfektet, në raport me konkurentët jemi më të mirët
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pranuar se qeveria Rama ka bërë gabimet e saj pasi është pjesë e politikës shqiptare.
Në emisionin “Quo Vadis”, Peleshi u shpreh i hapur se askush nuk është perfekt dhe këtë nuk ia thotë as elektroratit kur i kërkon votat, megjithatë, ai shtoi se “më të mirë se ta nuk ka”.
“Detyra politike nuk është gjë tjetër vetëm që të pyesësh dhe të sqarosh, të kontaktosh dhe sqarosh ato që kanë pikëpyetje. Ti tregosh se jemi munduar të bëjmë më të mirën por që perfekte nuk ka. Ne nuk jemi perfekt. Unë asnjëherë nuk i kam thënë elektroralit që na votoni se jemi perfekt.
Perfekte nuk ka. Kemi bërë gabime, patjetër. Kemi gjëra për të rregulluar. Jemi pjesë e politikës shqiptare dhe e gjitha politika shqiptare është në konsolidim e sipër. Nuk them se jemi imun dhe të ndryshëm nga politika tjetër. Në raport me konkurentët tanë ne jemi më të mirët,” tha Peleshi.
Pasion dhe dashuri! Si u bë Korca qyteti më tërheqës në vend. Peleshi: Ja sa mandate marrim
Këtë sezon dimri Korça ka patur bum turistësh. I cilësuar si “Parisi i vogël”, Korça priti qindra turistë për festat e fundvitit, por fluksi nuk ra as kur qyteti u zbardh nga dëbora.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Korça u bë qyteti më tërheqës në vend falë pasionit dhe dashurisë.
“Pasion dhe dashuri. Korça ka ndryshuar dhe e rrezaton punën e bërë me pasion dhe dashuri nga njerëzit që e duan Korçën, që punojnë për Korçën. Kjo është ajo që e bën diferencën, nuk është e prekshme, nuk është materiale. Është e vërtetë që nuk kemi det apo trashëgimi. Më shumë sesa kalaja, muret, tullat, është qytetari, komuniteti, respekti që korçarët kanë investuar për ligjin”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Quo Vadis”.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh për “Quo Vadis” se socialistët në qarkun e Korçës do të marrin gjashtë mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ne në Korçë kemi marrë 6 mandate, nuk mendoj që ka arsye që të biem nga numri I mandateve. Ne kemi aleatë shumë forca të tjera politike apo jopolitike që janë më pranë të majtës. Jo domosdoshmërisht parti politike, nuk kemi arsye të biem nga votat në raport me partitë e tjera. E ndjejmë peshën e dy mandateve, kjo është një nga sfidat tona të kësaj periudhe, ka njerëz që mund të jenë mërzitur me ne. por detyra politike është të kontaktosh dhe sqarosh ata që kanë pikëpyetje, pakënaqësi.”
Ftohja e Ramës me Niko Peleshin? Ministri: Ju tregoj të vërtetën
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nuk e priste aspak që kryeministri Edi Rama të kryente ndryshime në qeveri vetëm pak muaj para zgjedhjeve.
Ai tha se vendimi për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes i erdhi si surprizë. Peleshi hodhi poshtë edhe zërat se ka patur një ftohje në marrëdhëniet e tij me Ramën.
“Flitej për ftohje sepse është e para gjë që të vjen në mendje kur hiqesh nga një post. Por unë nuk e kam menduar kështu, nuk jam më i miri i mundshëm, ishte surprizë vendimi për ndryshimet në kabinet.
Nuk mendoja se në muajt e fundit do të më duhej të merrja edhe këtë post. Nuk kam patur për asnjë rast ftohje apo hatërmbetje me kryeministrin. Kush ka hatërmbetje, është i padenjë për të qenë ministër.”
Niko Peleshi zbulon ëndrrën e tij si ministër i Mbrojtjes
Niko Peleshi tregoi për “Quo Vadis” ëndrrën që ka si ministër i Mbrojtjes. Ai deklaroi se dëshiron të ringjallë Akademinë Ushtarake si edhe të sjellë kurse për fusha të veçanta ku ka nevojë.
“Ministria e Mbrojtjes ka një vizion dhe strategji që nuk është shumë e hapur dhe fleksibël për të ndryshuar. Kemi disa dokumete bazë, strategjia ushtarake, ajo e mbrojtjes. Janë pak muaj në dispozicion tim, por duhet të them që kam rreth 20 vite që drejtoj institucione të ndryshme. Gjithmonë dua të lë një gjurmë, të lë diçka. Te Mbrojtja ajo që më ka tërhequr është ringjallja e Akademisë Ushtarake.
Po e shikoj me shumë interes. Pas 15 vitesh, Akademia Ushtarake është rihapur, kemi disa studentë aty. Po frymëzoj njerëzit që janë aty për të shtuar kurset një apo dy-vjeçare për disa çështje të kohës, si siguria kibernetike. Përjetojmë një numër të madh të sulmeve kibernetike në institucionet në Shqipëri. Nuk është diçka e lehtë, është një sfidë shumë e madhe.”
A u vetëvra ushtari ynë i NATO-s? Urdhërohet hetimi administrativ
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Majori Xhevahir Jazaj u vetëvra në Afganistan.
Nga studioja e “Quo Vadis”, ai deklaroi se për këtë çështje ka nisur një hetim edhe në Shqipëri.
“Është një ngjarje që deri tani thuhet se është një plagë e shkaktuar nga arma e majorit. Janë hetime paraprake. Kanë filluar hetimet edhe këtu. Nga këto ngjarje ne nxjerrim mësime, ndoshta edhe për më shumë trajtim psikologjik para se të nisen për mision, gjatë misionit, por edhe kur kthehen.”
Ai shprehu trishtimin e tij për këtë ngjarje. “Është një ngjarje që na ka trishtuar, efektivët tonë në misione ndërkombëtare janë pjesë ë krenarisë tonqë kombëtare. Ne duam të jemi dinjitozë në aleancë. Nuk mund të jemi dot dinjitozë me forca të mëdha ushtarake. Nuk duam të mbetemi pas.”