Presidenti i SHBA-së Joe Biden është shprehur se ato do të jenë në gjendje që të administrojnë një milion doza të vaksinës COVID-19 çdo ditë në rreth tre javët e ardhshme.
Ndër të tjera Biden ka thënë se prodhuesit janë në gjendje të prodhojnë më shumë vaksina “në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.
Gjithashtu presidenti amerikan ka bërë me dije se duhet të të ketë infrastrukturë të mjaftueshme – e cila përfshin gjëra të tilla si pajisje mjekësore për të injektuar vaksinën në krahët e njerëzve dhe njësitë e ngrirjes për të ruajtur shishet.
“Unë jam mjaft i sigurt se do të jemi në një pozicion brenda tre javëve të ardhshme ose më shumë për të vaksinuar njerëz në intervalin prej një milion në ditë ose më shumë se kjo. Të gjitha ato gjëra mekanike janë me të vërtetë. Ato tingëllojnë të thjeshta, por të gjitha janë me rëndësi kur ne po përpiqemi të bëjmë një minimum prej 100 milionë vaksinash në 100 ditë”, shtoi ai.
g.kosovari