Partizani po fiton me rezultatin 0-1 kundër Teutës në Durrës. Goli i Jasir Asanit ka prishur balancat në stadiumin “Niko Dovana”, pas një aksioni të mirë ndërmjet Cordeiros dhe sulmuesit shkupjan.
Interesant është fakti se në stadiumin bregdetar ndodhet dhe Ferhat Hasani. “Buba” ka patur një takim me drejtorin Olsi Rama dhe mendohet se palët kanë rënë dakord.
Fakti që ish-lojtari i Shkëndijës Tetovës ndodhet në stadium tregon se marrëveshja është arritur. Mbetet për t’u parë se kur do të jetë prezantimi i “Bubës”.