15 minuta para nisjes së ndeshjes Tirana-Laçi, trajneri i bardhebluve Nevil Dede është larguar nga stadiumi.
Mendohet se shkak është bërë këmbëngulja e Presidentit Halili për të aktivizuar një lojtar. Me gjasë Dede nuk ka pranuar dhe është larguar bashkë me zëvendësin e tij.
Në ndeshjen kundër kurbinasve. Tirana është drejtuar nga drejtori sportiv Tefik Osmani. Në orët në vazhdim pritet që të sqarohet situata në kampion bardheblu.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, Tirana humbi me rezultation 1-0. Për Laçin shënoi Mazrekaj në minutën e 72-të.
/a.r