Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 5 vite burg të Vladimir Gjutës.
Ky i fundit u kap pranë selisë së PS-së duke lëvizur me armë zjarri.
Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e ‘mbajtjes pa leje të armëve luftarake’ dhe për ‘mbajtje pa leje të armëve të ftohta’.
Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendim, u caktua në 27 janar.