Prokuroria e Posaçme pritet që në ditët në vijim t’u kërkojë autoriteteve italiane të dhëna në lidhje me përgjimet e publikuara në media pas hetimit të antimafias italiane për organizatën mafioze ‘Ndrangheta’, ku shfaqen emrat e disa politikanëve e biznesmenëve në Shqipëri.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se në ditët në vijim do i kërkohet informacion autoriteteve italiane, përsa i përket dyshimeve se organizata mafioze ka përdorur një skemë për pastrimin e parave kryesisht në fushën e ndërtimit në vendin tonë.
SPAK kërkon që autoritetet italiane t’i vënë në dispozicion hetuesve shqiptarë aktet hetimore për të verifikuar personat që janë përfshirë në këtë dosje dhe më pas të vendosë për nisjen ose jo të hetimeve në vendin tonë.
/a.r