Reshjet e dendura kanë rikthyer përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akset nacionale në vend.
Rrëshqitje dherash janë raportuar në vendin e njohur si “Visokë”, në aksin Fier-Ballsh. Shërbimet e emergjencës po punojnë për të pastruar rrugën.
Për pasojë janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia ndodhet në zonë për të bërë të mundur lëvizjen e makinave si edhe për të shmangur aksidentet.
Ky aks ka qenë problematik nga rrëshqitjet e dherave për shkak se ndodhet edhe farë pranë kodrës.
g.kosovari