Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pasditen e së dielës. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri automatike.
Policia tha fillimisht se i riu u plagos në këmbë dhe më pas u dërgua në spital, ku fatkeqësisht edhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20, në Lagjen Nr.16 të qytetit bregdetar. Ndërsa burime për mediat thonë se viktima njihej me dy emra si Ilir Kuçi dhe si Jetmir Bregu.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Efektivët njoftojnë se janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r