Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar inspektime në qytetin e Beratit ditën e sotme, ku ka parë edhe punimet për rrugën e re të Kalasë.
Sipas tij Kalaja e Beratit e cila do të ndryshojë krejtësisht cilësinë e kësaj oferte të rëndësishme turistike, duke mundësuar një akses të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe çliruar përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë
“Rruga e re e Kalasë së Beratit cilësinë e kësaj oferte të rëndësishme turistike, duke mundësuar një akses të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe çliruar përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë”, shkruan ai.
Ditën e sotme Rama gjithashtu inspektoi edhe Urën Vajgurore ku ka nisur faza e dytë e punimeve për projektin e mbrojtjes lumore dhe rehabilitimin e zonës përgjatë lumit Osum, për tu kthyer në një hapësirë për vizitorët me terrene sportive, pista vrapi, shëtitore dhe ambiente pushimi.