Misterit të vrasjes dhe masakrim it të çiftit Pasho në Itali i janë shtuar edhe 2 persona të tjerë duke e çuar në 3 listën e të dyshuarve. Njëri i akuzuar i ri është Denis Kalesha , vëllai i vogël i Elonës. Dhe tjetri Taulant Pasho, djali 33-vjeçar i çiftit, aktualisht i ndaluar në Zvicër.
“Qëllimi është për të konfirmuar, por edhe për të përjashtuar lidhjet me gjurmët e zbuluara.”
Në apartamentin në via Fontana, në San Iacopino, ku dyshohet se u vranë çifti shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pasho në 2015, prokurorja Ornella Galeotti tha se janë gjetur disa gjurmë dhe në bazë të testit të ADN-së ajo synon të zbulojë se kush është i përfshirë. Ndërkohë që Elona Kaleshi, prej më shumë se një muaji gjendet në burg me akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.
Hetimet do të thellohen me 22 shkurt, për t’u dhënë kështu kohë të dyshuarve të përcaktojnë edhe konsulentët e tjerë ligjorë. Tanimë çdo gjë do të jetë në duar të shkecës për të parë sesi mund të zbardhet kjo çështje./a.p