Një makinë ka shpërthyer me lëndë eksplozive, mëngjesin e sotëm, në zonën e Freskut në Tiranë.
Lënda eksplozive i është vendosur një makine të parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të një ndërtuesi.
Saimir Nasi është pronari i makinës që ka shpërthyer me lëndë eksplozivi.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Ende nuk ka detaje të tjera nga kjo ngjarje dhe se çfarë fshihet pas saj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të saj.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia./a.p