Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku përveç postimeve të punës, në shumë raste përballet edhe me komentuesit. Kjo ka ndodhur edhe në postimin kryeministrit Edi Rama, ku tregoi se ishte në Fier, ku pa nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga Turqia.
Një qytetar i shkroi se nuk kanë nevojë vetëm për godina të reja, por edhe shërbim, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se në rast se ai shikon parregullsi, ta denoncojë.
Ndërkohë, një tjetër i thotë se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit, e sipas tij janë shpronësuar me dhunë dhe me dëmshpërblim të pakët.
Ndërsa Rama i përgjigjet: “Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje”.
Gjatë ditës së sotme Rama inspektoi punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit, që është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia, një marrëveshje që u firmos në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama. Gjatë një vizite të një përfaqësuesi turk në kantierin e ndërtimit pak ditë më parë, ai tha se në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
g.kosovari