Variantet e reja të koronavirusit që po shfaqen nëpër vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe mutacioni që u vu re në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se janë më ngjitëse sesa varianti origjinal i COVID-19.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson thotë se ka disa prova që mutacioni i COVID është bërë dominues në vendin që ai drejton dhe kjo mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë, raporton BBC.
I shoqëruar nga eksperti kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Patrick Vallance, ata thanë se pacientët të cilët u shtruan në spital me variantin e ri , kishin një rrezik më të lartë të vdekjes në krahasim me ata të shtruar në spital me formën origjinale të virusit.
Thuhet se shkencëtarët po studiojnë me urgjencë këto versione të mutuara për të kuptuar se çfarë kërcënimi paraqesin ata dhe a janë efektive kundër tyre vaksinat që kanë dalë në treg.
g.kosovari