Pas reagimit të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ka dhënë komentin e saj edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për takimin që zhvilluan bashkë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka falënderuar anëtarët që u përgjigjën në kohë pas thirrjeve të shumta të saj për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kim ka theksuar se është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, ndërsa rikujton se SHBA do të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Faleminderit gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese për përgjigjen e thirrjes së detyrës. Është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi për njerëzit e pavarësisht nga cili institucion i ka emëruar ata. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruan Kim.
/a.r