Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur lule për nder të 4 të vrarëve të ’21 janarit’ teksa sot u shënua 10-vjetori i asaj dite.
Veliaj thotë se kjo është një ditë reflektimi për të mos harruar, dhe për t’i kërkuar drejtësisë së re përgjegjësinë për të ndrequr atë që s’bëri dot e vjetra.
Ai shton se 21 janari është një ditë e paharruar për shqiptarët.
“TË PAHARRUAR! 21 Janari është një ditë reflektimi për të mos harruar dhe për t’i kërkuar drejtësisë së re përgjegjësinë për të ndrequr atë që s’e bëri dot drejtësia e vjetër! #MosHarro #Drejtësi”, shkruan Veliaj./a.p