Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me inagurimin e Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.
Urimi nuk ka munguar as nga Sali Berisha i cili ka bërë një mesazh mjaft të gjatë në Facebook.
Basha dhe Berisha njihen për përkrahjen e tyre të zjarrtë që kanë pasur për ish presidentin Trump.
Por pas inagurimit të Biden ata e kanë kthyer menjëherë fletën.
Basha:
“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.
Berisha:
Joe Biden betohet si President i 46-te i SHBA!
Miq, sot ne oren 12:00 sipas ores lokale u zhvillua ceremonia e inaugurimit te presidentit te zgjedhur Joe Biden si president i 46-te i SHBA.
Presidenti Joe Biden u inaugurua sot si president i vendit me te fuqishem te planetit pas nje karriere brilante 50 vjeçare si sherbetor besnik i vendit dhe kombit te tij ne funksione shume te rendesishme deri ne zevendesperesident i SHBA ne dy mandate.
Presidenti Biden me 3 nentor 2020 si kandidat i Partise Demokratike mori ne zgjedhjet presidenciale me shume vota se çdo paraardhes tjeter i tij ne historine e SHBA. Zgjedhja e tij u mirprit nga vendet e lira ne Europe dhe mbare boten, Aleanca e Atlantikut te Veriut, Bashkimi Europian si dhe organizatat kryesore nderkombetare.
Gjithashtu sot betohet si zevendes presidente gruaja e pare ne historine e SHBA, Kamala Harris.
Presidenti Joe Biden eshte nje mik i madh dhe i çmuar i Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar. Ai ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha vendimet me te rendesishme qe SHBA kane marre per lirine e shqiptareve.
Ne takime dhe biseda te shkurtra qe kam patur vite me pare me ish zevendes presidentin Biden kam patur rastin te degjoj pre tij fjalet me te ngrohta e shprehjet me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per shqiptaret dhe Shqiperine.
Ndaj ju ftoj te dashur miq t’i urojme Presidentit Joe Biden suksese te medha ne udheheqjen e SHBA dhe botes se lire ne kater vitet qe vijne! sb
na rrofshi trapin qe te dy Sale e Lul lavjrresat e mutit