Juristi dhe avokati Plarent Ndreca i ftuar në studion e emisiont “Real Story” në News 24, teksa kishte përballë ish-ministren e LSI-së, Klajda Gjosha tha se opozita sado e bashkuar të jetë nuk i fiton zgjedhjet më 25 qershor.
“Ju nuk i fitoni zgjedhjet duke thyer këmbët e kundërshtarit me ndonjë Gatuzo, duhet të kesh ndonjë tip “Prilo”, duhet garanci dhe besim që ju jeni më të mirët. Edhe ju keni bërë gjëra të këqija si edhe të mira, edhe tek ju kishit maskarenj e hajdutë.
Sa për ketë qeveri, ajo është më e mira që ka qeverisur në vitet e fundit. Unë gjykoj se ajo që ka dhënë prova që bëhet punë në çdo sektor, është ndërhyrë me themeli në çdo sektor. Edi Rama e ka një bilanc, e ka qeveira një bilanc. Ajo që krijon frymë është opozita po ju s’keni ide të qarta si do shkoni në zgjedhje nga pikëpamja taktike. Si do i bëni ballë një kryeministri që ka 8 vite në pushtet? Kryetari sot i opozitës nuk arrin të bëjë dot njerëzit e tij i dalin kundër ata dhe madje krijojnë parti më vete.
Topalli nuk gjen vend në PD, se kuptoj pse Basha nuk arrin të bashkojë të gjitha faktorët mendoj që edhe mes LSI dhe PD ka një mungesë dëshirë, nuk ka dashuri do shkojnë bashkë, por…”,- tha ai.
“Sot kemi çështje më të mëdha për të diskutuar, sot çështje madhore është papunësia”.