Besimtarët e krishterë sot kanë festuar Epifaninë, e cila ka një traditë të veçantë. Mes besimtarëve që ka treguar se ka festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e besimit të krishterë ishte dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Në një video të publikuar nga mediat vendase, shihet se Putin zhytet në ujë, duke respektuar deri në fund traditën.
Edhe pse temperaturat në Rusi shënojnë disa gradë nën zero duke shkuar dhe deri në minus 12, nuk e kanë ndaluar Putinin që të kryej këtë ritual.
Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, ka thënë se zhytja në ujin e ftohtë është një traditë që Putin e bënë gjithmonë.
“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse Putin po merr pjesë në ceremoninë e Epifanisë. E dini, është tradita e tij. Ai mbetet besnik i zakoneve”, ka deklaruar zëdhënësi i tij.
Sipas ritualit, Putini u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.