Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuat shtyrjen e aftit kohor për tërheqjen e dokumenteve biometrike, pasaportat dhe kartat e identitetit, për të gjithë ata shqiptarë që kanë aplikuar për periudhën 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019. Ambasada shqiptare në Athinë njofton se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia aplikuesit kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021.
Gjithashtu njoftohet se shtetasit që kanë aplikuar deri më 24 dhjetor 2020 kanë mbërritur kartat dhe pasaportat në Zyrën Konsullore dhe se shpërndarja e tyre do të bëhet me postë në vendbanimin e deklaruar.
Njoftimi i plotë i Ambasadës shqiptare në Athinë:
Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.
Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 24 dhjetor 2020. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.
Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situatës së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike co**************@mf*.al, ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.
Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtme:
– Emër Mbiemër
– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
– Foto e faturës së aplikimit
– Numri i telefonit cellular
Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.
/a.r