Ish-Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka pohuar se familjarët e Lulzim Bashës kanë përfituar zyra tek “Sheratoni” sapo ky i fundit ka ndërprerë protestat për rrugën e Kombit. Gjatë debatit në emisionin “Log” në ABC, Topalli u shpreh se Lulzim Basha shiti edhe kauzën e Teatrit Kombëtar dhe se të afërmit e atyre që deri dje i akuzonin, sot i kanë kandidatë të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.
Topalli: Kur ndodhi protesta e kuksianëve për taksën e Rrugës së Kombit, pse u shua? Si u shua? Tani fol meqë nuk heshtje?
Gjekmarkaj: U shua se njerëzit nuk morën pjesë në të, zgjati disa ditë dhe u shua.
Topalli: Ashtu ë? Si ka mundësi që tamam pas asaj dhe kuksianët në burg dhe pastaj në zyrat e hotelit të këtij oligarkut ndodhi një rastësi që të ishin pikërisht familjarët e Lulzim Bashës? Rastësi?
Mbani mend betejën e TK ju, tregohuni të sinqertë, nuk e kam me ju (Gjekmarkajt) por po ju drejtohem ju se s’kam kujt t’i drejtohem, ja i drejtohem qytetarëve. A ishte teatri, u çuan për teatrin? U çua Lulzim Basha kundër firmës Fusha që do bënte kulla? Ku është djali i firmës FUSHA? Është kandidat për deputet në opozitë. Ku i gënjeni shqiptarët, këta po i gënjejnë shqiptarët, prandaj jemi kundër.
/a.r