Nga Artur Ajazi
Në qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bashës, ka një dublant të përshtatshëm për të justifikuar humbjen. Ai qark është përzgjedhur nga KQZ si “qark pilot” nga ku mund të realizohet votimi elektronik në 25 Prill, dhe ka peshë të konsiderueshme në zgjedhjet e reja parlamentare. Dhe ndoshta pikërisht për këtë gjë, Lulzimi ka preferuar të dërgojë atje mes dimrit të acartë, Edmond Spahon njeriun që dështoi të riorganizonte degën e PD Elbasan, (duke marrë atje dy humbje rradhazi) dhe humbësin apo njeriun e pavotuar për tu bërë pjesë e listës “së re” Ervin Salianji. Përgjatë gjithë procesit të pergatitjeve për zgjedhjet e reja dhe fushatë, Mondi do të dublohet nga Salianji.
Duket se Lulzimi kërkon që të zgjerohet “rrezja” e goditjeve për të sakrifikuar të tjerët për humbjen e madhe, dhe justifikuar punën e tij të dobët. Dihet se si është bërë përzgjedhja e drejtuesve politikë të cilët do të kenë “fatin” të kenë me vehte edhe dublantë ndihmës, për të mbajtur “peshën” e madhe të kësaj fushate. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Elbasan, në qarkun me shumë probleme në fushën e organizimit të asaj partie, Edmond Spaho ka marrë transferimin e papritur, dhe është nisur drejt një qarku tjetër të madh, i cili historikisht njihet si shumicë socialiste. Por në fakt cila është gjendja reale në degën e Partisë Demokratike në Korçë, nga ku Lulzimi ka varur “shpresat”e humbura tek Mondi dhe dublanti Salianji. Dihet se PD në Korçë, ka marrë goditje të fuqishme qysh nga 2013, dhe nuk mund të bëhet fjalë për “fitore absolute”, aq më tepër që ajo degë pothuajse nuk ka as kryesi të zgjedhur prej vitesh. Ndërkohë, edhe pse shpesh është ankuar se “reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i hartës është prioritet absolut i opozitës”, duket se kryetari i PD-së, nuk ka një opsion alternativ në tryezë poskthimit në variantin e 384 njësive vendore, por edhe ai model është provuar si i dështuar në fakt për atë parti. Për këtë ja vlen të përmendim situatën e krijuar në territorin e vendit me ndërtimet pa kriter gjatë mbretërimit të qeverisjes së demokratikasve, dhe kthimin e ish-komunave të dikurshme në qendra punësimi partiak.
Për këtë arsye PD-ja më tepër sesa një opsion për “korrigjim”, duket se propozon një model ku ka siguri elektorale dhe përfaqësimi. Akuza e saj se “reforma territoriale diskriminon elektoralisht atë”,mund të ketë bazë por ajo nuk mund të absolutizohet. Vetëm pak ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se “për sistemin zgjedhor le të vendosin shqiptarët, pasi PD-ja fiton me çdo sistem” pavarsisht se në mënyrë hileqare, aludoi për një “{referendum” që ai e di shumë mirë se nuk ka gjasa të zhvillohet. Por duke u kthyer te Korça, ja vlen të përmendim faktin se, ai qark konsiderohet nga demokratikasit si “barometri i zgjedhjeve”, dhe pikërisht atje Lulzimi delegoi njeriun më apatik dhe më të paaftë, duke i vënë pas edhe kandidatin e përjashtuar nga komisioni Ruli-Nishani. E rëndësishme është se as votimi elektronik,nuk e zgjidh problemin e kësaj opozite,paçka se Edi Rama ka vendosur të pranojë çdo propozim racional që ndihmon procesin zgjedhor.
Korça dhe gjithë Shqipëria, në 25 Prill, do të rikonfirmojnë sërish Partinë Socialiste edhe për një mandat tjetër qeverisës, pasi kjo është e vetmja rrugë që do të bashkojë vendin me familjen e madhe europiane, dhe do ti japë shansin e “artë” Lulzimit të njohë nga afër aftësinë e (pa)dukshme të Edi Ramës, mëshirën ndaj të dobëtit edhe kur e ka kundërshtar.