Aktori dhe regjizori Laert Vasili njihet për deklaratat e tij të cilat janë të drejtëpërdrejta mirëpo herë pas here nuk priten dhe aq mirë nga publiku siç janë rastet kur flet për origjinën e tij greke. Këtë herë aktori ka prekur temën e Teatrit Kombëtar. I ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, Vasili tha se ndërtesa kishte dalë jashtë funksionit. Madje aktori tregoi dhe një detaj, ai u ndal premiera e fundit e cila sipas tij u anulua pasi poshtë skenës kishte 20 cm ujë. Aktori tha ndër të tjera se ka video të Aleancës së Teatrit duke bërë party me pica dhe me tallava brenda godinës.
BISEDA:
Laert Vasili: Ndërtesa ku strehohej Teatri kombëtar ishte jashtë funksionit. Unë kam luajtur premierën e fundit aty, ‘Makbethin’ dhe një natë e kemi anuluar shfaqen se drejtori teknik na futi poshtë skenës ku na tregoi ujin që kishte kaluar 20 cm. Nëse vihej në punë motori i rrotativit të skenës do të hidhej në erë të gjithë godiën. Nëse godina do ishte djegur, ku do futej alenaca që të hante sufllaqe dhe të dëgjonte tallava. Kam video ku aleanca e teatri bënte party me pica dhe tallava. I kam videot këtu, se Teatri nuk është restorant, të hanin në shtëpi.
Alfred Lela: Mirë se duhet të hanin se kanë ndejtur shumë net, kanë ndejtur aty për të rujtur teatrin.
Laert Vasili: Kanë humbur shumë materiale se nuk guxonte që futej njeri brenda në Teatër.
Minuta: 21:49
g.kosovari