Sot, ministri i Drejtësisë i Hungarisë, Judit Varga, filloi një procedurë e cila do të mundësonte sanksionimin e kompanive në rrjetet sociale.
Arsyeja është “abuzimi sistematik i lirisë së fjalës”, shkruan Reuters.
Ministri njoftoi një takim me organin mbikëqyrës në Hungari për të diskutuar ndëshkimet e mundshme.
Ajo gjithashtu njoftoi një takim shtesë të Komitetit të Lirisë Dixhitale.
Disa punonjës të qeverisë janë ankuar në lidhje me “përpjekjet e kompanive të mediave sociale, të tilla si Facebook,” për të kufizuar pikëpamjet konservatore.