“Një vaksinë që kalon në treg për t’u aplikuar në popullatë, kalon të gjitha fazat e sigurisë. Vaksina është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera, që kanë efektet e cilësisë dhe të sigurisë.
Një element tjetër i rëndësishëm, si çdo vaksinë e re, ka një sistem të vlerësimit të reaksioneve pas reaksioneve anësore dhe vlerësimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm dhe i aplikueshëm edhe në vendin tonë”.
Kështu u shpreh në A2 shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini, teksa foli për vaksinat dhe sigurinë e tyre. Sa i përket vdekjes së 23 personave në Norvegji pasi kanë marrë vaksinën, Tomini u shpreh:
“Nuk ka asgjë të vërtetuar midis shkakut dhe pasojës. Nuk është vërtetuar se është vaksina ajo që ka shkaktuar vdekjen e individëve.
Deri në prononcimin ekzakt edhe të OBSH-së nuk mund të arrijmë në një konkluzion të parakohshëm për t’i vendosur këtij shkaku pasojën që është nga vaksinimi”.
Për programin e vaksinimit në vendin tonë, Tomini theksoi se ka disa skenarë për kombinimin e grupeve prioritare.