Sesioni i ri parlamentar nuk mund të mos niste pa debate.
Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi paralajmëroi se do të votohen tre akte normative në Parlament të propozuara nga Qeveria, nga këto marrëveshja me vendin që ka sjellë për vaksinat dhe tjetra për dhënie e autorizimit Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e shtetit për rindërtim me prodhuesit e vaksinave që janë certifikuar nga SHBA dhe BE, deputetët e opozitës nisën debatin.
Deputetja Rudina Hajdari tha se: Nuk jam dakord me mënyrën e procedimit, duhet të jemi sa më shumë transparentë. Ne duhet të njihemi me aktet dhe të votojmë herën tjetër.
Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se kryeministri Rama ka shkelur ligjin pasi vetë ka bërë një vaksinë të pacertifikuar dhe mungon në seancë pasi e di që opozita do i hapë probleme.
“Sapo diskutuat që do vijnë vaksina anti-COVAX. Rama ka bërë një vaksinë të pacertifikuar, ka shkelur ligjin. Sot në nisje kryeministri mungon sepse e di që opozita do i hapë probleme”, tha ai.
RUÇI: Këtë e thua ti
GJUZI: Mos më ndërprit, mbivendosesh mbi gjithë deputetët. Ma pret fjalën, keni më shumë audiencë. Do të na mbyllësh gojën. Po ashtu drejtori juaj për shërbimet, na mbyll gojën. Nuk vinë mediat. Në rendin e ditës i nderuar z.kryetar pse nuk vjen kryeministri për interpelancë? Është i paqefshëm. O z.Taulant, më lër të bisedoj me kryetarin, tani mbivendosësh. Kur do vijë në datën 28?/a.p