Ky aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë, fare pranë kryeministrisë, dhe në rrugën para Ambasadës italiane.
Makina BMW e drejtuar nga Stiverjan Dashi hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe me një shpejtësi prej 150 kilometra në orë.
Makina me targë 009 YV e llojit BMW me motor të madh dhe shumë të fuqishëm ishte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamzës.
Për këtë aksident policia e Tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhi në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh.
Ndërkohë mësohet se shoferi, një i ri i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetëm një dënim administrativ për ngjarjen e cila mund të kishte shkaktuar edhe viktima por fatmirësisht dy kalimtarë që po kalonin rrugën në vijat e bardha ishin vetëm një metër larg rrezes së lëvizjes së makinave të përfshira në aksident.
Nga ana tjetër, le të kujtojmë se ky drejtues automjeti kishte marrë një sërë gjobash të cilat nuk ishin marrë seriozisht nga Policia e Tiranës duke e lejuar të vijonte qarkullimin rrugor normalisht.
Fatmirësisht nga ky aksident shpëtoi edhe drejtuesi i automjetit Skoda i cili po kalonte në kryqëzim me shpejtësinë e duhur dhe konform rregullave të qarkullimit.
TemA /a.r