Nga Mimoza KUCHLY *
Nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje se mund të plotësoja njohuritë apo mosnjouritë e një akademist, por ja që asnjëherë nuk thuhet kurrë.
Gjatë një intervistë (2015) të z. Maringlen Verli, anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptare rreth Konferencës së Paqes, mbeta e bafasuar prej përgjigjeve të tij përballë gazetarit Roland Qafoku në emisionin, “Debat”.
Biseda u përqëndrua mbi studimin e botuar nga Akademia e Shkencave ku ai vetë është bashkautor me të ndjerin profesor akademik z. Muin Cami, i cili kishte bërë dhe rreth 80% të punës siç do ta pohojë vetë gjatë bisedës z. Verli.
Titulli I studimit është “Shqipëria në Konferencën e Paqes 1919-1920”, botim I ASHSH, Tiranë 2015.
Dy muaj në kohë pandemia udhëtoi libri, dhe e nisa leximin “me laps në dorë” duke patur parasysh përgjigjet e dhëna nga akademisti në intervistë. I kërkoj ndjesë punës së professor Muin Camit pasi dyshova në këtë studim, por kur e lexova punimin rreth 700 faqe, kuptova vlerat që ai përmbante. Përsa I përket prezantimit të studimit ajo për të cilën ndieva keqardhje ishte paraqitja e librit, fotot tepër të zbehta dhe me shpjegime të pa qarta q ënuk I falet një institucioni serioz.
Nuk jam e apasionuar pas historisë, por ky studim më dha mjaft informacion, të cilin jo vetëm unë, por edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e kanë, sidomos nëse do të mbeteshim në nivelin e intervistës së dhënë në televizion.
Nuk do të flas për studiminnë veçanti, por do të marrë përsipër të plotësoj disa përgjigje të cilat nuk mundi t’I japë Akademsti Verli. .
I nderuar z. Verli, ju lutem kini mirësinë dhe lexoni përgjigjet e mëposhtme për të plotësuar njohuritë tuaja si historian dhe Akademist. E kuptoj se është me pak vonesë, por më mirë vonë se sa kurrë. Mund t’ju them se një pjesë e tyre janë marrë dhe nga vetë studimi për të cilin ju keni punuar për rreth tre vite dhe që nuk arritët ta shpjegonit në intervistë.
Gazetari paraqet foton “unike”, pra të veçantë, të momentit kur firmosjet Traktati i Versajës, datën 28 qershor 1919 tek « Salla e Pasqyrave », në Versajë.
Pyetja: Cilët janë personat në foto?
Përgjigjja: Nuk dallohen qartë, por janë katër përfaqësuesit e Fuqive të mëdha, Georges Clémenceau, Kryetari I Konferencës së Paqes (Francë); U.Uillson, Presidenti I SHBA-ës, D.LL.Xhorxh Kryministri I Britanisë së Madhe dhe V. Orlando, Kryeministër I Italisë.
Përgjgjja plotësuese
Kur theksova se kjo foto është “unike” e atij momenti historik, nuk e zmadhoj, pasi në të jepet momenti I firmosjes se Traktatit të Versajës, nga pala e shteteve të madha e përballë tyre, dy përfaqësuesit e shtetit Gjerman z. Johanes Bell Ministër I Transportit dhe Herman Muller Ministër I Punëve të jashtme, I cilia to momente të shkurtra ka qenë I përlotur.
I vetmi që e ka firmosur në këmbë këtë traktat ka qenë Clémanceau dhe arsyeja ishte: krenaria që ndiente për këtë fitore ndaj gjermanëve, poshtërimi I tyre jo vetëm para popullit francez, por të gjitha vendeve të tjera të prekura nga dëmet e shkaktuara prej kësaj lufte, duke I bërë ata të ndihen përgjegjës për çfarë I kushtuan botës (dhe pse nuk ishin të vetmit), pra humbësit.
Pyetje: “Cili ishte delegacioni shqiptar dhe nga sa vetë përbehej ai”
Përgjigjje: “Turhan Pasha I cili u vu për të drejtuar delegacionin, dhe disa ministra të Kabinetit të Durrësit, ishte I pranishëm prej 5-6 vetesh. Pa hyrë në këto…se kanë lëvizur gjatë periudhave. Do të shtoj dhe përfaqësues nga dy e nga tre që vinin nga diaspora, 3 nga kolonia e Stambollit. Tani pa hyrë në emra, janë emrat aty në libër që të mos ngatërrohem në ndonjë emër. Mund t’i lexoni. Kemi të kolonisë së Bukureshtit, të SHBA-ës, u bënë tentativa, por nuk arritën të shkonin nga komuniteti i Kosovës, ishin gjithnjë të pranishëm me këshilla shqiptarët e Zvicrës. Ishte dhe delegacioni i vetmi që nuk hyri në konsencus, të merrte pjesë në mbledhjet e përbashkëta, bënin bashkë raporte e promemorie grupi i Esat Pashë Toptanit..
Përgjgjja plotësuese:
Nga sa thuhet në studimin ku ju vetë jeni bashkëautor, (dhe pse në rreth 20 % të punës) delegacioni shqiptar nuk I kalonte të dhjetë përfaqësuesit, dhe ata nuk kishin dhe nuk kanë pse të ndryshojnë me kalimin e kohës, pasi kjo Konferencë ka historikun e saj.
-Komisioni I parë I dalë nga Kongresi I Durrësit ishte I përbërë nga:
1 Kryetari I tij Turhan Pashë Përmeti
2 Mehmet Konica Ministri I Jashtëm
3 Dr. Mihal Turtulli
4 Luigj Gurakuqi Ministër I Arsimit
(Tre të parët ishin dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar më 27shkurt (ky delegacion doli përpara Komisionit për çështjet greke, e deri në mbarim të Konferencës së Paqes, më 1920 ai nuk u thirr asnjëherë nga forumet e kësaj Konference për t’I marrë mendim për çështjen shqiptare e për problemet që lidheshin me të . fq 189).
“Nga mesi I marsit delegacioni zyrtar I Qeverisë së Durrësit në Paris, e shtoi numrin e tij dhe me një anëtar tjetër, me Imzot Luigj Bumçin të caktuar si delegatë nga Kongresi I Durrësit, I 25 dhjetorit 1918. Ai shkoi atje nga Shqipëria së bashku me klerikun tjetër katolik At Gjergj Fishtën, (Ekspert) që do të kryente funksionin e sekretarit të përgjithshëm të delegacionit. Në formatimin e vet të plotë delegacioni do të arrinte të kishte në përbërje edhe Myfit Libohovën, Mustafa Krujën, Mehdi Frashërin dhe Mit’hat Frashërin, pra 10 vetë”. (fq 192)
Pyetje Profesor, ju e konfirmoni që Parashqevi Qiriazi ishte e vetmja femër në Konferencën e Paqes, dhe kryetare delegacioni dhe kjo femër është shqiptare?
Përgjigjja Nuk mund të garantoj përgjithësisht në Paris, por ballkanas dhe shqiptarëve në veçanti, pa dyshim.
Përgjigje plotesuese
Nga kërshëria hulumtova edhe unë nëse ishte e vërtetë apo jo, edhe pse do të doja të ishim të vetmit me përfaqësuese të tillë si Parashqevi Qiriazi, (jo thjesht për feminizëm) por ja që u ndesha në një tjetër përfaqësuese dhe ajo ishte Marie Aleksandra Viktoria e Rusisë, Mbretëreshë e Rumanisë, pjesëtare e familjes së Carit të Rusisë dhe në lidhje familjare me princ Vidin, e cila njihte përsosur gjuhën angleze. Në një bisedë me Clémanceau, për praninë e saj, ky I fundit I thotë:
“Personalisht I heq kapelen popullit romun, por e vendos përballë përgjegjësisë politike”.
Përgjigjja e saj ishte:
“- Fatkeqësisht ju na ngjihni keq z. Clémanceau”.
Pyetje: Uillson dhe Esat Pashë Toptani, janë takuar?
Përgjigje:
Përsa I përket pyetjes së figurës së Esat Pashë Toptanit, “Bëhet fjalë se mund të jetë bërë një takim I Uillsonit me Esat pashë Toptanin, nuk mund ta konfirmoj plotësisht, por edhe nëse ka qënë është në kuadrin e atyre takimeve në përgjithësi për çështjen”.
Përgjigje plotësuese
Ilir Ikonomi në një libër biografik për Esat Pashë Toptanin shkruan për takimin e pazakontë të Pashait me Presidentin Amerikan:
“Esati ishte njëri prej tyre që kishte shprehur dëshirën për të takuar presidentin amerikan dhe lutja e tij u dëgjua. Audienca me pashain u përfshi në axhendën e datës 17 prill të presidentit dhe ishte lënë për në orën 12 e 45 pasdite.
Pesë minuta përpara takimit me Uillsonin, Esati ndodhej në paradhomën e studios së presidentit bashkë me përkthyesin Stavro, I cili përveç shqipes fliste mirë frengjishten, greqishten dhe turqishten.
Kur ishte duke pritur, Esati u kujtua se presidenti Uillson nuk dinte frengjisht, prandaj e porositi Stavron të shkonte të merrte një përkthyes të anglishtes në Hotel de Crillon, ku kishte selinë delegacioni amerikan I paqes.
Njëri prej seketarëve e ndali dhe i tha: “Presidenti me të vërtetë që nuk e flet frengjishten, por e kupton, prandaj një përkthyes I dytë do të ishte i panevojshëm”. Kur u bë takimi Esati foli shqip, dhe Stavroja përkthente në frengjisht. Ishte një monolog, ku Uillsoni dëgjonte në heshtje. Ata që ndodheshin në dhomë krijuan përshtypjen se ai e kuptoi thelbin e kritikës së ashpër që Esati I bëri Italisë. Por, për të qënë I sigurt presidenti I kërkoi vizitorit ta hidhte në letër çdo gjë që I kishte thënë dhe t’ia dërgonte.
Esati u kthye në Continental dhe I diktoi përkthyesit këtë tekst: “Esat Pasha e quan për nder që u prit nga presidenti. Atij i vjen keq që mosnjohja e anglishtes e detyroi të shprehej në shqip dhe është kureshtar të dijë nëse u kuptua e gjitha ajo që tha”.
Pyetje: Kur u vra zyrtarisht Esat Pashë Toptani, ishte mbyllur Konferenca e Paqes Profesor?
Cila është data e përfundimit të Konferencës së Paqes?
Përgjigje: “Në fakt, praktikisht…llogaritet… studiues të ndryshëm japin dy tre…, por llogaritet 28 janar 1920.
Përgjigjje plotësuese:
Historia nuk njeh disa data, aq më tepër kjo Konferencë e cila ishte në qëndër të vëmendjes në mbarë botën dhe nuk ka se si studiues të ndryshëm të japin data të ndryshme.
Zyrtarisht thuhet se Konferenca e Paqes I përfundoi punimet e saj në 28 janar 1920, por vazhdoheshin ende bisedimet e nuk mund të harrohet se Traktati I fundit nënshkruar me Turqinë, në Sevres të Francës u zhvillua në datën 10.08.1920 ndërsa Esat pashë Toptani u vra më 13.06.1920. Nuk shihet askund në pemën e familjes së Esat Pashë Toptanit të jetë nipi I Zogut siç edhe ju si historian e deklaruat gjatë intervistës.
Pyetje: Ka emra të tjerë që ne nuk i dimë sot, të cilët kanë qenë heronj të Konferenceës së Paqes, si psh Mehmet Konica etj.
Përgjigje: Jo.
Përgjgjje plotësuese
Jam e bindur se heronj të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë Konferencës së Paqes, veprimtarinë e të cilëve ne ende nuk e njohim, natyrisht që ka, dhe kjo për faktin se shumë të dhëna për figura të ndryshme historia e pas çlirimit I ka fshehur, fshirë dhe masakruar në mënyrën më të dhimbshme. Mund të përmend:
-Përpjekjet e Imzot Luigj Bumçit, I cili nga anëtar I delegacionit shqiptar, kaloi në kryetar të tij. Falë njohjeve të gjuhëve të huaja, ai ka mbajtur gjallë përpjekjet e delegacionit shqiptar me diplomatët e huaj, Selinë e Shenjtë (takimi me Papën Benedikt XV, dashamirës I madh I popullit shqiptar) si dhe gjithë grupeve shqiptare nëpër botë.
“Imzot Luigj Bumçi takohet me delegatët e të gjitha shteteve, falë njohjeve të gjuhëve të huaja, ai ash në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqit atyne se “Shqiptarët sot janë vërtetë pjesë e Europës së qytetnueme!”. Luigj Bumçi porsa filloi detyrën protestoi tek Presidenti Amerikan U. Uillson, kundër bararëve serb për krimet e kryeme në Shqipërinë Veriore, Plave, Guci e Gjakovë. Në mars 1919 dhe 1 janar 1920, Luigj Bumçi I shoqëruar së pari nga At Gjergj Fishta e më pas nga Mehdi Frashëri, do të takonte Papa Benediktin XV: “Zoti ka me e ba mire, se prej Konferencës së Parist mos pritni punë të mira, pse Zotin e kanë qit jashtë, e aty ku s’ash Zoti, drejtësi as’mundet me kenë. Mos të harrojmë se shteti I parë I cili ka njohur Shtetin shqiptar ishte Vatikani. (Burrat që shpëtuan Shqipninë nga coptimi 1919-1920, Fritz Radovani).
-Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Lef Nosi, Jul Bonati e të tjerë, janë figura të cilat politika shqiptare I ka dënuar apo lënë në harresë dhe deri tani ende nuk publikohen hapur meritat e tyre gjatë kësaj konference dhe pse heraherës në kundërshtim me interesin e Shqipërisë, por kjo për faktin se edhe situata politike kërkonte kompromise për një vend të vogël e të lakmueshëm prej të gjithëve falë pozicionit të tij strategjik.
-“Protesta drejtuar kryetarit të Konferencës së Paqes, G.Clémanceau, dt 19 shkurt 1919, firmosur nga Bajram Curri, Jashar Erebara dhe Mustafa Natik, në emer të Komitetit Kombëtar Shqiptar “Kosova”.( fq.68)
-Përfaqësuesit e shqiptarëve të Turqisë, nisur nga Stambolli më 7 shkurt dhe kishte arritur në Paris rreth 24 shkurtit, pas gati njëzet ditësh udhëtimi. Ajo përbëhej nga pesë vetë, nga Halil Alizoti (Gjirokastra)që ishte përcaktuar dhe kryetar I përfaqësisë, nga Benedikt Blinishti, Fuat Dibra (Zembraku), Mihal Shani (Tepelena) dhe nga kleriku katolik Jul Bonati….
Ata nuk u pajtuan me qëndrimin politik të deriathershëm, të delegacionit të qeverisë së Durrësit, që kishte heshtur ndaj pretendimeve të Italisë dhe që nguronte akoma t’u kundërvihej atyre haptazi. (fq 171)
-“Në Paris u shtuan në fillim të prillit dhe përfaqësuesja e “Partisë Politike” Parashqevi Qiriazi, së bashku me Mihal Gramenon; nga shqiptarët e Rumanisë, Pandeli Evangjeli, kryetar dhe Ibrahim Temoja e Pjetër Goxhomani si anëtarë. Përfaqësisë nga Rumania iu atashua princi Albert Gjika, me origjinë të largët nga Shqipëria, dhe pak më vonë dhe Dhimitër Berati. (Fq 192)
-Në qëndrat e jashtme vazhdoi të dallohej grupi shqiptar I Lozanës (Zvicër) I përbërë nga veprimtarë aktivë, si Pandeli Cale, Sotir Kolea, Rasih Dino, Hilmi Këlcyra etj. Ky grup ishte dalluar për veprimtarinë e tij të dendur politike në mbrojtje të çështjes kombëtare…Shqetësimet e këtij grupi qenë kaq të mëdha sa nuk linte rast pa I dërguar konferencës së paqes mesazhe telegrafike për çështjen shqiptare.
-Përgjatë zhvillimit të Konferencës është dërguar dhe një letër lutjeje Kryetarit të saj nga zonjat shqiptare të Bukureshtit. (fq 485)
-“Z.Kol Tromara I ardhur nga Bostoni, I dëften mbledhjes se ma se 1.000 shqiptarë t’Amerikës, gjysmë muhamedan e gjysma ortodoks, janë gati të vijnë në Shqipërie të përpiqen për shpëtimin e atdheut duke shërbyer në milici e në gjendarmërie. Shton se ai ka ardhur këtu për këtë qëllim që të përgatitë bashkë me dërgatën e me qeverinë ardhjen e këtyre shqiptarve”. (fq 496)
Pyetje: Përse u zgjodh Versaja për Konferencën e Paqes, që më vonë mori dhe emrin Traktati I Versajës.
Përgjigje: Për zhvillimin e këtyre evenimenteve duhen ambiente të përshtatshme. Ju mund të pyesni pse s’u caktua Rambujeja. Sepse ato ndodhen për disa parametra që kërkon siguri, qetësi, komoditet, një aktivitet i kësaj natyre ashtu si dhe shpenzimet që bëhen sot për ndërtimin e një stadiumi…
Përgjigje plotësuese
Kjo është përgjigjja më e pabazë (e pastudiuar) e një akademisti.
Asnjëherë të paktën Franca, nuk I ka bërë gjërat pa I arsyetuar siç duhet apo “rastësisht”, e aq më tepër një Konferencë e cila do të kishte vëmendjen e mbarë botës. As data e çeljes së saj dhe as vendi nuk ishin të rastësishme.
Versaja nuk u zgjodh për vendodhjen e saj, komoditetin apo sigurinë. Ishin arsye më të forta dhe më strategjike të zgjedhura nga presidenti i Komisionit Clémanceau.
Hapja e konferencës së Paqes u bë më 18 janar dhe duke qenë se Franca kërkonte ta vinte Gjermaninë në bankën e të akuzuarve, zgjodhi këtë datë për t’I kujtuar se në 1871 ajo u shpall mbretëri ndërsa sot po I behej gjyqi si humbëse.
U zgjodh data 28 qershor për nënshkrimin e Traktatit pasi ishte dhe data përkujtimore e vrasjes së Archi Duc François Ferdinant, në Sarajevë, pra që ishte dhe shkaku I fillimit të luftës së parë botërore.
Versaja u zgjodh si vend për arsye dhe mjaftë domethënëse :
E para- Clémanceau, dëshironte dhe këmbnëguli që kontrata, traktati ku Gjermania do të përgjigjej për humbjen e 10 milion njerëzve dhe të tjera shifra, të firmosej, në të njëjtën sallë, nën të njëjtin tavan (pikturuar nga Charle le Brun) në të cilin paraqiteshin madhërishëm, fitoret e shtetit francez në fushën diplomatike dhe atë ushtarake në epokën e Luigjit të XIV. Për kërshëri moketi I shtruar për atë rast ishte I epokës së Luigjit të XIV ndërsa tavolina ku do të firmosej traktati ishte nga objektet e luigjit të XV.
E dyta- Në po këtë sallë është proklamuar lindja e mbretërisë gjermane dhe humbja e shtetit francez ndaj Prusisë. Kryetari këtij komisioni nuk mund t’ua falte ndaj dhe gjermanët dhe një pjese e studiuesve të Konferences së Paqes e cila nuk e lejoi Gjermaninë të bisedonte për ndryshime në vendime e quajtën këtë Konferencë Diktatin më të dhunshëm.
E treta- Firmosja e një dokumenti bardh e zi në një sallë tepër luksoze, me një shkëlqim marramendës, përbënte një contrast të madh që I shkonte fitores së qëllimeve të kësaj conference lidhur me popullin francez.
Cdo detaj në këtë ngjarje isht ei studiuar fare mirë. Në orën 15h00, në një heshtje të habitshme në sallën ku ndodheshin rreth 200 anëtarë, hyri I fundit, delegacioni I Gjermanisë, ku e priste një kortezh prej pesë ushtarësh me fytyra krejtësisht të deformuara përshkak të luftës ku vetë Gjermania luajti rolin kryesor.
Pra I nderuar profesor Verli,
Më vjen shumë mirë që e lexova studimin ku ju jeni bashkautor sepse më ndihmoi të kuptoja mbi t ëgjitha se historia nuk ka nevojë vetëm për të tilla publikime, por edhe studiues të cilët dinë t’I paraqesin e t’I mbrojnë ato pë rata njerëz të cilët nuk kanë mundësi shfletimi.
Ne presim që historianët të nxjerrin çdo ditë fakte për ato data e figura për të cilat populli ynë është I keq informuar si edhe I pa informuar fare.
Cdo shiqptari që I intereson sadopak historia e kombit tonë, ia këshilloj ta lexoj këtë libër për të njohur përpjekjet e figurave të cilat kanë mbetur në heshtje jo vetëm nga politikanët e këqinj, por edhe nga vetë historianët të cilët nuk e kanë me passion, por me detyrim hulumtimin.
*Paris