Detaje të reja dhe shqetësuese shfaqen në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, ish-gjyqtar futbolli në Serinë C dhe pronari i disa salloneve të parukerive në Sansepolcro.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë lajm për 45-vjeçarin nga San Giustinese që nga 6 janari, përveç makinës së tij të marrë me qira në Tiranë, e cil u gjet plotësisht e djegur natën midis 7 dhe 8 janarit në zonën e Pukës, në veri të Shqipërisë, në male, në një zonë pothuajse të shpërndarë e të izoluar.
Burimet e policisë lokale thonë se, për rastin e “turistit të huaj”, hetimet po vazhdojnë pa përjashtuar asgjë.
Hetimet po ndiqen edhe nga Interpol, siç është praktika në këtë rrethanë. Nuk është ende e qartë nëse mbetjet njerëzore që janë gjetur brenda automjetit të shkrumbuar “Skoda Fabia” janë të tij: fakt është se partnerja shqiptare e Pecorellit, e cila jetonte bashkë me të në Valtiberina, këto ditë ka sjellë disa sende personale të sipërmarrësit në policinë shqiptare të dobishme për krahasimin e ADN-së.
Ndërohë që gjatë qëndrimit të saj në Itali, mediat vendase kanë shkëputur një frazë “të rëndësishme” për hetimet.
Gruaja shqiptare, para një duzine punonjësesh të parukerive në pronësi të partnerit të saj në Itali, në qendrën tregtare të Valtiberinos, të mbledhura për t’i njoftuar zhdukjen e 45-vjeçarit, mësohe të ketë thënë: “Nuk e di nëse Davide ka shkelur në gishtat e këmbës së dikujt…”, – raporton media italiane “La Nazione”.
Por çfarë kishte shkuar të bënte Pecorelli në Shqipëri? Në kohët e fundit ai ka mbërritur disa herë për t’u kujdesur për disa biznese, që kishin të bënin me tregtimin e lazerëve për qendrat e bukurisë dhe produktet e flokëve.
Mbi të gjitha, lazerët janë makineri veçanërisht të shtrenjta dhe me sa duket, vetëm midis Tiranës dhe Vlorës, Pecorelli po negocionte shitjen e tyre tek disa klientë të paidentifikuar.
Një përpjekje tregtare, e cila u bë e domosdoshme edhe pse, në Itali – duke marrë parasysh edhe pasojat që vijnë nga pandemia – gjërat në të vërtetë nuk po shkonin mirë.
Ish-gjyqtari, në fakt, kishte probleme si me hotelin me dy yje në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet e flokëve të vendosura midis San Giustinos, Sansepolcros, Città di Castello dhe Corciano.
“Me pak fjalë, një situatë e komplikuar për t’u zgjidhur, por ai gjithmonë e kishte zakon të shikonte përpara dhe të provonte aventura të reja sipërmarrëse”, – vijon “La Nazione”.
Sipas burimeve të grupit hetimor shqiptar, në makinë janë gjentur një orë e djegur dhe dy kocka dhe një celular, por nuk është zbuluar trupi i dekompozuar nga djegia.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe Prokuroria e Pukës janë duke hetuar mbi rrethanat e zhdukjes së tregtarit Italian, i cili ka humbur kontaktet dhe gjurmët që prej datës 6 janar.
/a.r