Reshjet e dëborës u ndërprenë, por në veri dhe juglindje të vendit temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta gjatë natës së kaluar duke shkaktuar ngrica.
Në Qarkun e Korçës termometri ka shënuar minus 11 gradë Celsius. Gjendja e rrugëve kombëtare raportohet e mirë dhe të gjitha akset janë të hapura.
Vetëm në pjesë të caktuara të rrugëve drejt Boboshticës dhe Dardhës nevojiten zinxhirë. Bashkia e Korçës thotë se po punon për hapjen e rrugëve rurale.
Në një njoftim të ARRSH thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave në rrugë.
NJOFTIMI:
Reshjet kanë pushuar temperatutar janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit.
Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat.
Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën
/a.r