Një anije mallrash, e cila fillimisht u dyshua se ishte me flamur rus, u fundos në Detin e Zi, ndërsa u shpëtuan vetëm 5 nga 13 personat që ishin në bord.
Guvernatori i qytetit turk, Bartin, Sinan Güner, njoftoi se në brigjet e rajonit Inkumu në Detin e Zi u fundos një anije mallrash, bën të ditur “Anadolly Agency”.
Në një deklaratë për gazetarët, guvernatori Güner bëri të ditur se fillimisht ishte shumë e vështirë për të marrë informacione të qarta, pasi anija nuk kishte lidhje me portin Bartin.
“Më pas në kuadër të informacioneve që morëm nëpërmjet Ankarasë, është e nevojshme që të bëjmë një rregullim të të dhënave. Njoftuam se anija ishte me flamur rus, por mësuam se ajo ishte me flamur të Palau-t. Aniija “Arvin”, gjatë kohës që po transportonte mallra nga Gjeorgjia drejt Bullgarisë, po përpiqej të ankorohej në portin Bartin për shkak të kushteve jo të favorshme të motit. Të gjithë anëtarët ekuipazhit të anijes janë shtetas të Ukrainës”, tha Güner.
“Ekuipazhi gjithsej janë 13 persona. Deri më tani janë shpëtuar 5 persona. Ndërkohë në anije janë marrë trupat e pajetë të 2 personave nga ekuipazhi. Për shkak të dallgëve të mëdha anijet nuk mund të shikojnë zonën përreth. Po përpiqemi të mbërrijmë me udhëzime nga toka. Po përpiqemi të mbërrijmë te 2 persona që bëjnë me dorë nga zona ku ndodhen shkëmbinjtë”, tha Güner. Mësohet se anija “Arvin” ka gjatësi prej 114 metra dhe gjerësi prej14 metra.
/a.r