Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim Basha ta harrojë lejen për vilën e 5-të, pa falur më parë një vilë për familjet që u prekën nga tërmeti.
“S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”, u shpreh Veliaj.