Skandali në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku një sanitare duke u hequr si infermiere, përmes mashtrimit i ka marrë familjares së një pacienteje që ndërroi jetë nga COVID, rreth 8 milionë lekë është bërë sërish çështje debati në ‘FB’-në e kryeministrit Edi Rama.
Teksa ky i fundit publikoi një video nga vaksinimi i mjekëve dhe infermerëve me vaksinë anti-covid, lumë komentesh nisën në adresë të tij, ku mes shumë reagimesh kishte dhe sulme e ironi që adresoheshin dhe për rastin “Tire”.
Ndërkohë që Rama është treguar i prerë, duke thënë se sanitarja është në burg, atje ku duhet të jenë të gjithë ata që bëjnë poshtërsi të tilla, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të tilla.
Qytetari: Po Tiren e ke lon në vij të dytë ?
Rama: Medemek humor ky eee? Tirja eshte ne burg e aty do shkoje kushdo qe ben te njejten poshtersi dhe uroj qe kujt i dalin perpara te tille maskarenj t’i denoncoje kudo te mundet! Por ama raste te tilla nuk e ndryshojne faktin se mjeket e infermieret tane jane heronj
Jo jo nuk ke te drejte. korupsioni eshte galopant ne spitale, nuk te viziton kush pa paguar nen fore. keq keq.eshte scandaloze.