Katedralia e Litchfieldit është kthyer në një qendër vaksinimi ndaj pandemisë së koronavirusit.
Qindra të moshuar i janë drejtuar katedrales 862-vjeçare për të marrë dozën e parë të ilaçit të prodhuar nga Oxford, vaksinës së AstraZeneca-s.
Dikur në Mesjetë, njerëzit e sëmurë bënin pelegrinazh në Katedralen e Lichfield-it në Staffordshire, me shpresën që të shëroheshin.
Ndërsa tani sërish kthehen me shpresën për të mos u infektuar nga pandemia.
Katedralia tashmë ka marrë edhe “titullin” si qendra më magjepsesë e vaksinimit në Britaninë e Madhe./a.p