Mjeku imunolog, Genc Sulçebe i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për situatën me pandeminë, vaksinën si dhe imunitetin e tufës.
Ishte Sulçebe që në një bashkëpunim me Akademinë e Shkencave konstatoi se imuniteti në Tiranë nga COVID-19 ka arritur deri në 48-49%, por gjithsesi ai thotë se si kryeqyteti ashtu dhe Shqipëria është ende shumë larg imunitetit kolektiv të tufës që duhet të jetë 70%.
Ai thotë se për këtë duhen edhe disa muaj, teksa si shpresë të vetme për t’u arritur një imunitet i plotë sheh vetëm vaksinën, edhe pse e pranon se rastet nuk do të zhduken plotësisht.
PYETJA: Ajo çka na shqetëson janë pikëpyetjet mbi imunitetin, tani që ka ardhur dhe vaksina. Studimi që ju keni publikuar, dua t’ju pyes ku konsistoi studimi?
GENC SULÇEBE: Është realizuar me mbështetjen e Akademisë së Shkencave, që me një ndihmë modeste financiare të shohim sa është shpeshtësia e antitrupave në Tiranë, në fund të qershorit dhe fnd të vitit. Arsyeja është se prania në popullatë është një nga mjetet më objektive që pasqyrojnë si ësthë shtrirë infeksioni në popullatë. Mënyra tjetër me tampon, kap virusin në dritare të ngushtë. Nëse bën tamponin jashtë dritares prej 10-12 ditësh nuk e kap virusin. Antitrupat qëndrojnë për një kohë më të gjatë në trup, duke parë sa të shpeshtë janë shohim sa është zgjeruar. Një nga mjetet më objektive. Problem ësthë zgjedhja e kampioneve. Ka objeksione. Këtu nuk përfshihen fëmijët, por të rriturit nga 20-70 vjeç.
Kjo ka mjaft rëndësi. Nëse nuk e di sa është shtrirë në popullatë, s’ke vlerësim. Është një studim që ka vlerën objektive për të vlerësuar të shkuarën, të tashmen, të ardhmen.
A ka nisur të ndihet imuniteti i tufës?
Shpesh ngatërrrohet komuniteti kolektiv dhe i tufës. Në studimin tonë, në një kampion të caktuar, pra u pa sa është përqindja. Përqindja në Tiranë, lëkundet nga 40-51%, ne na doli 48-49%. Kjo është për popullatën e Tiranës. Tirana ka gjysmën e rasteve të Shqipërisë. Nëse kemi parasysh se numri i atyre që janë të infektuar, është deri në 10 herë, mbi 10 herë më i lart se ato që kap me tampon.
Atëhere nëse kemi teste të kapur me teste molekulare, qoftë antigjenik, qoftë molekular, janë kapur diku më tepër se 60 mijë. Nëse marrim këtë formulë, në Shqipëri kemi 600 mijë të infektuar. Afërsisht. Në Tiranë na dolën, aty afër. Më pak se gjysma. Diku tek 300 mijë. Por aman në rang të përgjithshëm, 600 mijë është 25 %. Jemi akoma larg imunitetit të tufës, pasi jemi 21-25%. Sot me zhvillimin e varianteve të rinj viralë, nuk është më ideja më parë që imuniteti kolektiv të shkojë në 60%. Po thuhet sot duhet të jetë mbi 70%. Jemi larg, qoftë në Tiranë dhe Shqipëri. Nuk po afrohemi, jemi ende larg. S’mund të parashikohet. Me këtë ritëm, është një llogaritje jo shumë e komplikuar. Nëse në fillim të korrikut ishim tek 7%, pas 6 muajshe shkojmë tek 40-45%. Sa na duhet në 70%. Duhen disa muaj. S’mund të ketë imunitet të plotë. Duhet të ndërhyja vaksina. Vaksina është mjeti më i mirë, më i shpejtë, për imunitetin kolektiv të tufës. Që do bëjmë stopim të infeksionit. Nuk do zhdfuket, por rastet do jenë më të rralla.
(BalkanWeb)