Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Por mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.
Report Tv ka mësuar se çamët kërkojnë nga kryedemokrati Basha vend të sigurt edhe në Fier e Vlorë, por grupi negociator i ngritur në selinë për marrëveshjen me aleatët, duhet të llogarisë edhe pretendimet e Vangjel Dules të PBDNJ, i cili sipas të njëjtave burime, ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike. Ky i fundit pretendon Vlorën, por nuk i thotë jo, as vendit të sigurt në Korçë. Përfaqësim, ndonëse në lista jo të sigurta kërkon edhe në Gjirokastër.
Me qartësimin e pozicionit të krerëve të partive aleate në lista, Opozita e Bashkuar deklaron kështu zyrtarisht emrat e parë të kandidatëve të saj për deputetë. Vetë Lulzim Basha nuk ka përcaktuar se ku do të kandidojë, madje as nëse do shfrytëzojë hapësirën që i jep kodi i ri elektoral për të garuar në 4 zona zgjedhore.
g.kosovari