Derbi i parë i sezonit shkon për Lazion, që me një rezultat të thellë 3-0 shkërmoq Romën e Paulo Fonseca, duke i shaktuar kështu humbjen e katërt këtë sezon (pas Napolit dhe Atalanta pa harruar humbjen në tavolinë ndaj Verona)
Për djemtë e Inzaghit një pjesë e parë spektakolare por sidomos me dy gabime të pafalshme të Ibanez, padiskutim më i dobëti dhe ai që vendos në binarët e duhur ndeshjen për Lazion.
Mbrojtësi brazilian gabon dy herë me Lazzari që i rrëmben topin. Fillimisht shënon Immobile dhe më pas Luis Alberto, edhe pse goli duket i dyshimtë për pozicion jashë loje të Caicedo pasi qëndron përpara portierit Pau Lopez.
g.kosovari