Ardenisi, 10 vjeç, nga Burreli pas një beteje të vështirë me tumorin në sistemin nervor ka arritur ta fitojë atë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu, tha sot se kjo u bë e mundur falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të neurokirurgjisë dhe radioterapisë në QSUT.
“Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10-vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit”, – tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë”.
/a.r