Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton sot se ka përfundua fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V”, kompani e cila kishte marrë pjesë në tenderin për tekonologjinë në zgjedhje.
KQZ bën me dije se “Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH”.
Më tej shtohet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V.
Tashmë KQZ do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese he vetëm nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
/a.r