Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në konferencën e sotme tha se përmbytjet janë pasojë e fenomeneve natyrore, ndërsa shtoi se pavarësisht se në të kaluarën reshjet kanë qenë nivel më të lartë, këtë vit menaxhimi është më pozitiv.
“Intensiteti më i madh ka qenë në dy qarqet e veriut, Shkodër dhe Lezhë. Tashmë ka filluar një filozofi e re për të reaguar në rastet e emergjencave civile. Këtë vit kemi dy herë më shumë sasi reshjesh”, tha Peleshi.
Gjithashtu ai theksoi se dëmet këtë vit kanë qenë në nivele më të ulëta në krahasim me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vitin 2010.
Po ashtu ai shtoi se faktorët që ndikuan në këtë pasqyrë pozitive për mirëmenaxhimin e përmbytjeve janë investimet në programet e ujitjes, kullimit të cilat sipas tij janë rritur në disa fish, krahasuar me të kaluarën.
“Duhet të them se të gjitha kanalet sekondare i kanë kaluar Bashkive në mirëmenaxhim. Janë rritur fondet, kapacitetet duke shumëfishuar forcat për të pasur këtë menaxhim që është i pakrahasueshëm me të shkuarën”, tha Peleshi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përmendi gjithashtu investimet që janë bërë në sektorin e kullimit duke shtuar se sipas tij kanë dhënë rezultatet e para.
Teksa e konsideroi situatën kritike nga liqeni i Shkodrës deri poshtë në Vjosë, Rama tha se për përballimin e situatës u vendosën të funksion të gjitha mjetet.
g.kosovari